Vetura që u dogj në autostradë po transportonte para të gatshme

03 mars 2021 | 14:06

Një automjet është djegur në autostradën “Ibrahim Rugova”, afër Malishevës.

Në fotot e siguruara nga Reporteri.net shihet se automjeti ka marrë flakë i tëri, por fatmirësisht nuk raportohet të jetë lënduar ndonjë person.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin.

“Sot rreth orës 12:00 në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ afër hyrje-daljes Malishevë është pranuar informata se një automjet është kapluar nga zjarri. Njësitet përkatëse iu kanë përgjigjur rastit dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme”, ka thënë Daut Hoxha për Reporteri.net.

Ndërkohë nga kompania “Besa Security” kanë bërë të ditur se ky automjet po transportonte para të gatshme.

Sipas njoftimit, automjeti është kapluar nga zjarri pas një defekti në motor.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Suharekës dhe anëtari i Kryesisë së…