Vetura shkel një person në lagjen ‘Dardania’
23 shtator 2018
| 16:44
Një veturë e tipit ‘BMW’ ka shkelur sot një qytetar në lagjen “Dardania” te semaforët tek “Santea” në Prishtinë.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00.
Burime të gazetës “Epoka e re” kanë treguar se ambulanca ka ardhur për t’i ofruar ndihmën qytetarit, i cili ishte përplasur nga vetura, por ai nuk kishte arritur të mbijetojë.
Ndërkaq, ngasësi i veturës është arrestuar nga policia.