“Veturat e paregjistruara s’kanë të bëjnë me Kartonin e Gjelbër”, Sinanaj: Qeveria u bë me Kompanitë e Sigurimeve
Gazetari Agon Sinanaj i ka reaguar zv.ministrit Durmishi, lidhur me aplikimin e taksës shtesë prej 5 euro ku Durmishi ka theksuar se me rastin e regjistrimit të automjeteve, do të ulej numri i automjeteve të paregjistruara dhe do të ndikoj në marrjen e kartonit të gjelbërt,e kjo sipas Sinanajt është arsyetim i kot.
Ai thotë se veturat e paregjistruara s’kanë të bëjnë me Kart. e Gjelbër – Qeveria u bë me Kompanitë e Sigurimeve.
Postimi:
Arsyetimi i Qeverise se me aplikimin e takses shtese prej 5 euro me rastin e regjistrimit te automjeteve, do te ulej numri i automjeteve te paregjistruara dhe do te ndikoj ne marrjen e kartonit te gjelber, eshte arsyetim krejt Kot.
Anetaresimi ne Kartonin e Gjelber me se paku ka te bej me automjetet e paregjistruara. Ceshtja e automjeteve te paregjisteuara eshte ceshtje teknike qe duhet me u marre Policia dhe Ministria e Puneve te Brendshme.
Anetaresimi ne Kartonin e Gjelber ka te bej me menyren e funksionimit te tregut te sigurimeve i cili sipas raportit te fundit te FMNse, eshte me probleme te shumta, duke filluar nga menyra sesi trajtohen demet nga aksidentet.
Kjo me automjetet e paregjistruara me shume eshte propagand nga kompanite e sigurimit. Dhe tash po del te jete propagand edhe e qeverise me taksen shtese prej 5 %.