Veturat i bllokon veç policia, jo edhe Prishtina Parking
28 prill 2024
| 15:42
Tash e tre muaj, të gjitha makinat që parkohen në zonat që i posedon Prishtina Parking e ndjekin një rregullore të re e cila u miratua në kuvendin komunal më 21 dhjetor 2023.
Mirëpo kjo rregullore po kundërshtohet nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, të cilët edhe kanë kërkuar rishqyrtim të saj.
Përveç GLSP-së, kjo rregullore u kundërshtua edhe nga asambleistët e PDK-së të cilët bënë të ditur se të paktën një nen i saj është paraqitur ndryshe nga ajo çfarë është votuar.
E për të gjitha këto ankesa nga nga pushteti lokal premtuan se pas konsultimeve, që do të bëhen brenda një kohe të shkurtër do të shihet nëse do të rishikohet rregullorja.