
Veza që theu rekordin në “Instagram”
06 shkurt 2019
| 11:25
Fotografia e një veze që theu rekordet e “Instagram”-it, duke u renditur si fotografia më e pëlqyer në botë, është pjesë e një fushate ndërgjegjësimi për shëndetin mendor.
Veza tani është plasaritur, pasi “ndjen presionin” e të gjithë vëmendjes që ka marrë. Një mesazh i postuar së bashku me vezën e thyer këshillon njerëzit të kërkojnë ndihmë nëse ata ndihen në të njëjtën mënyrë. Më shumë se 52 milionë njerëz kanë pëlqyer tashmë pamjen origjinale e cila u postua në janar.