Vëzhguesi i UEFA-s zbulon se kur do të jepet vendimi për Rumani-Kosovë

18 nëntor 2024 | 16:54

Ionut Lupescu, vëzhgues teknik i UEFA-s, ka folur për rastin që ndodhi në fund të ndeshjes Rumani-Kosovë, e cila u ndërpre për shkak të tërheqjes së ekipit kosovar pas thirrjeve raciste që i bënë tifozët rumunë. Vëzhguesi teknik i UEFA-s në “Euro 2024” e ka treguar periudhën se kur mund të vendosë UEFA për këtë rast.

Sipas tij, verdikti përfundimtar do të vijë deri në shortin e eliminatoreve të Botërorit 2026, i cili do të hidhet më 13 dhjetor. I pyetur nëse UEFA mund të vendosë që ndeshja të mbyllet me rezultatin momental që ishte, pra 0-0, ai e kundërshtoi një mundësi të tillë.

Kosova dhe Rumania janë duke kërkuar fitore me rezultat zyrtar, 3-0, ndërsa fjalën e fundit do ta japë UEFA. Ish-futbollisti rumun beson se UEFA do t’i analizojë tërësisht ngjarjet gjatë ndeshjes, duke kërkuar sekuenca dhe video shtesë.

Aktualisht, Kosova ka 9 pikë në Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve, tri më pak se Rumania kryesuese.

“Dardanët” do të përballen sonte me Lituaninë në ndeshjen e fundit të grupit, ndërsa këtë të premte mund ta mësojë emrin e kundërshtarit të “play-off”-it.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me…