Deklaratat për SHBA, Haradinaj i reagon menjëherë Kurtit: O i mjerë, sytë e Amerikës ishin pilotët e saj- na shpëtuan nga zhdukja
30 mars 2024
| 21:15
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti flet vetëm në emër të vetin e jo të Kosovës.
Përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se ka kohë që ai nuk e përfaqëson qëndrimin e popullit.
“Albin Kurti flet në emër të vetin e jo të Kosovës. Ai ka kohë që nuk e përfaqëson qëndrimin e këtij populli. Duhet të jesh shumë smirëzi të thuash “mos të presë Amerika që unë ta shoh Serbinë me sytë e saj”! Sytë e Amerikës kanë qenë pilotët e saj që e kanë shpëtuar një popull nga zhdukja, o i mjerë!”, thuhet në shkrimin e tij.