
Rama: Narko-testi të nisë nga kryeministri e presidentja
Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, është shprehur pro narko-testit për zyrtarët shtetëror.
Rama tha se kjo duhet të nisë nga kryeministri dhe presidentja.
“Unë mendoj që duhet me fillu prej kryeministrit, presidentes e poshtë. Duhet me ditë populli prej kujt po qeveriset, në çfarë niveli psiqik, mendor janë”, tha ai në T7.
Madje, i pari i kryeqytetit shtoi se nuk i frikësohet as ai narko-testit.
“Absolutisht, absolutisht nuk frikësohem. Mundemi me e bë sot, tash. Pa kurrfarë problemi”, tha i pari i kryeqytetit.
“Nëse është iniciativë e Lëvizjes Vetëvendosje, atëherë absolutisht jam pas saj. Ta bëjmë për të gjithë”, theksoi ai.
Kjo ide erdhi pas arrestimit të asambleistit të LVV-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Besnik Mujeci, si i dyshuar për trafikim droge.
Si ide e pati dhënë ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani.