Vibonese prezanton Edgar Çanin
27 gusht 2018
| 18:54
Sulmuesi Edgar Çani është prezantuar sot te skuadra e Viboneses në Serinë C.
29-vjeçari rikthehet në futbollin italian pas një viti të kaluar në Shqipëri me Partizanin.
Sulmueis me skuadrën shqiptare luajti 11 ndeshje dhe shënoi një gol, kurse ai e prishi kontratën para kohës për t’iu bashkuar skuadrës së Viboneses. Çani në të kaluarën ka luajtur për Pescaran, Palermon, Ascolin, Padovën, Piaceznan, Modenën, Polonia (W), Catania, Carpi, Bari, Leeds dhe Pisën.
/Epoka e re/