Victor Osimhen rinovon kontratën me Napolin

23 dhjetor 2023 | 19:21

Tashmë është e kryer dhe zyrtare, Victor Osimhen largohet nga merkatoja teorikisht pasi ka rinovuar kontratën me Napolin.

Këtë gjë e ka konfirmuar De Laurentiis, presidenti i klubit italian pasi ka publikuar një foto me Victor Osimhen dhe përpara tavolinës dokumenti i kontratës.

Sulmuesi nigerian ka firmosure deri në qershor të vitit 2026 dhe ka një klauzolë të re prej 130 milionë eurosh.

Për të kishte interes të lartë nga pothuajse të gjitha klubet e mëdha, por Osimhen vendosi të rinovonte për të kaltërit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard…