Victoria Beckham gjithmonë mban kristale në xhepa
15 korrik 2018
| 14:14
Victoria Beckham në çdo pjesë të veshjeve ka xhepa ku mban kristale, të cilat thotë se të japin energji pozitive dhe frymëzim.
Por, disa thonë se i vesh për shkak të problemeve me bashkëshortin, David Beckhamin. “Kristali im i parë ishte xham vullkanik i zi dhe ende e mbaj me vete”, ka thënë 44-vjeçarja britanike në një intervistë me revistën “Elle”.
Një mik i bukuroshes thotë se ajo pëlqen të jetë e rrethuar nga energji pozitive, sepse shpesh është nën stres. Ajo gjithmonë vesh rroba me xhepa dhe ka një koleksion të vogël gurësh.