Victoria Beckham: Gratë moderne duan të kenë gjoks dhe vithe të mëdha
Victoria Beckham ka kaluar pjesën më të madhe të rinisë së saj duke mbajtur një fizik jashtëzakonisht të hollë. Por tani ajo këmbëngul se dëshira për të qenë e dobët është një qëndrim “old fashion”.
Stilistja e famshme ka dhënë një intervistë për “Grazia”, ku është shprehur se gratë moderne duan të duken të shëndetshme dhe me forma. Sipas saj, tani modeli i trupit të hollë i përket të kaluarës.
“Është diçka “old-fashioned” dëshira për të qenë vërtet e dobët. Mendoj se femrat sot duan të duken të shëndetshme dhe të lakuara. Ato duan të kenë gjoks dhe vithe të mëdha. Sa më me forma të jeni, aq më mirë duken fustanet e mia. Çdo femër dëshiron një fundshpinë të bukur, të rrumbullakët, apo jo?” tha 48-vjeçarja.
Ajo është nënë e katër fëmijëve dhe tani e sheh qëndrimin dhe stilin e ri si më të lirë dhe frymëzues për fëmijët e saj.
“Ka shumë gra vërtet me forma në Miami dhe ato dinë t’i shijojnë. Ata ecin përgjatë plazhit të Majamit me jo shumë rroba dhe duken fantastike. Ata tregojnë trupin e tyre me një besim të madh. Më duket se qëndrimi dhe stili i tyre është vërtet çlirues. Dhe si nënë, më pëlqen fakti që Harper është rreth grave që me të vërtetë ndiheshin mirë me format e tyre”, ka zbuluar bashkëshortja e ish-futbollistit të famshëm, David Beckham.
Nga ana tjetër, 48-vjeçarja e lindur në Harlow po punon për të përmirësuar fundshpinën e saj dhe zbuloi se po fokusohet në ngritjen e peshave të rënda pesë ose gjashtë ditë në javë me një trajner personal dhe David.
“Gjithmonë kam qenë paksa e frikësuar nga peshat, por rezulton se i dua ato. Është mirë të ndryshoni gjërat. Unë kam shumë më tepër ton muskulor tani”, ka përfunduar stilistja e famshme.