Victoria Beckham heq dorë nga takat
28 shkurt 2018
| 11:47
Ikona e modës, Victoria Beckham, e cila është e njohur për stilin e të veshurit mjaft elegant, duket se për pak kohë do të heqë dorë nga takat e larta.
Ka qenë vetë ikona e modës që në rrjetin social “Instagram” ka postuar një fotografi me këmbën e lidhur me fashë.
Ajo ka bërë me dije se të ecurit me taka për një kohë të gjatë i ka shkaktuar një frakturë stresi në kockat e këmbës nga lodhja e vazhdueshme.