Victoria Beckham nuk ka frikë të plaket
09 tetor 2019
| 11:23
Victoria Beckham është një nga ikonat e modës për dekada, por stilistja dhe këngëtarja e famshme ka zbuluar se nuk frikësohet nga plakja.
Victoria është shprehur se ndihet mirë me moshën që ka. 45-vjeçarja ka thënë se dëshiron të duket mirë për moshën që ka dhe se nuk përpiqet të duket më e re. Në një intervistë për “This Morning” nëna e katër fëmijëve ka thënë se është në rregull me faktin që po plaket.
“Nuk mundohem të dukem më e re. Thjesht dua të dukem mirë për moshën që kam. Dua të dukem versioni më i mirë i vetes sime. Dua të kujdesem për ato që kam dhe të mos ndryshoj asgjë. Më pëlqen se si ndihesh kur vitet kalojnë. Të gjithë do të plaken, por nuk më pëlqen se si tingëllon fjala ‘plakje’”, ka thënë ajo.