Victoria Beckham zbulon sekretin e martesës 20-vjeçare me David Beckhamin
17 tetor 2019
| 11:38
Kanë kaluar dy dekada qëkur Victoria dhe David Beckham i thanë ‘po’ njëri-tjetrit. Dhe stilistja në një emision amerikan zbuloi sekretin e martesës së tyre që i ka rezistuar kohës. “Unë mendoj se fëmijët janë përparësia jonë dhe gjithçka që bëjmë sillet rreth fëmijëve”, ka thënë ajo për moderatoren Hoda Kotb. “Ne të dy punojmë vërtet shumë. E duam atë që bëjmë profesionalisht, mbështesim njëri-tjetrin. Ne jemi shumë me fat që kemi njëri-tjetrin dhe jemi me fat që u rritëm së bashku”, ka thënë Victoria. Duke u kthyer pas në kohë, ylli i modës kujtoi momentin ku u takua me Davidin 20 vjet më parë. “Ishte dashuri me shikim të parë”, ka deklaruar Victoria Beckham.