Victoria dhe David Beckham shfaqen më të dashuruar se kurrë gjatë pushimeve

28 gusht 2023 | 16:22

Victoria dhe David Beckham vazhdojnë të shijojnë pushimet verore së bashku me dy fëmijët e tyre më të vegjël, Harper Seven dhe Cruz.

Ka qenë stilistja, e cila përmes llogarisë personale në Instagram, ka ndarë disa foto verore nga pushimet familjare në Kroaci. Ndër imazhet që ajo ka postuar duke shfaqur familjarët e saj në momente të ndryshme gjatë festave, është edhe një foto e saj dhe e bashkëshortit në momente dashurie.

Në mënyrë të veçantë, Victoria dhe David Beckham shkëmbejnë një puthje të butë në sfondin e perëndimit të diellit joshës që “lyen” me ngjyrën e tij detin, duke theksuar se “Love Is (Still) In The Air”.

Ish-Spice Girl ndau gjithashtu disa foto nga një ditë familjare në det, duke përfshirë një foto të 12-vjeçares Harper duke buzëqeshur në një varkë me një flamur kroat të valëvitur sipër saj dhe një tjetër të Davidit duke i dhënë vajzës së tij një përqafim të madh.

Në një foto tjetër, Victoria dhe Harper pozuan së bashku. Sigurisht, në albumin e fotografive nuk mund të mungonte 18-vjeçari Cruz, i cili me shaka e shtyn dikë në ujë, ndërsa babi David e shikon me buzëqeshje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona ka kryer një tjetër goditje të bujshme në merkato,…