Vidali nuk largohet në janar nga Barça
26 nëntor 2019
| 11:00
Mesfushori Arturo Vidal kishte shumë dyshime për statusin e tij te Barcelona dhe po planifikonte të largohej nga klubi spanjoll në janar.
Roli i tij i kufizuar në fillimin e sezonit, me Busquets, De Jong dhe Arthur, që formonin treshen titulluare të mesfushës, bëri që mesfushori kilian të shikonte skenarë të tjerë. Mirëpo tani Vidal i ka tejkaluar pritshmëritë, ku ka shënuar 4 gola në 12 ndeshje, ndërsa sezonin e kaluar ai shënoi 3 në 53 takime.
Tashmë me më shumë autoritet dhe vlerësim te “blaugranat”, në Itali e kanë të qartë se në janar është e përjashtuar që ai të shkojë tek Interi.