Vidali, pas transferimit në Flamengo: Ëndrra u bë realitet
Mesfushori kilian Arturo Vidal transferohet te skuadra e Flamengos në Brazil duke lënë Interin pas dy sezonesh, ku me zikaltërit fitoi kampionatin, Kupën e Italisë dhe Superkupën e Italisë.
32-vjeçari vesh fanellën kuqezi teksa ka firmosur një kontratë për 18-muaj me ekipin e njohur nga Rio De Zhaneiro.
Vidali lë kështu kontinentin e vjetër pas eksperiencave të ndryshme me Bajer Levekuzenin, Juventusin, Bayern Munchen, Barcelonën dhe Interin.
Me skuadrën zikaltër në sezonin e fundit në Serinë A, kiliani u aktivizua gjithsej në 28 ndeshje ku arriti të shënonte 1 gol dhe të dhuronte gjithashtu edhe 1 asistim.
Nëpërmjet profilit të tij të rrjetit social “Instagram”, Arturo Vidal postoi një foto gjatë prezantimit në stadium duke shkruajtur se është një ëndërr e bërë realitet: “Sot bëhet realitet një ëndërr që kam pasur gjithë jetën!”, ka shkruar Vidal.
Welcome home, king 👑 pic.twitter.com/LgkYcaLKEC
— Flamengo (@Flamengo_en) July 14, 2022