Vidali prezantohet te Interi

22 shtator 2020 | 12:02

Arturo Vidal edhe zyrtarisht është lojtari i Interit, duke u ribashkuar sërish me trajnerin Antonio Conte.

Mesfushori ka firmosur për dy vite me zikaltrit dhe në kontratë është opsioni për të rinovuar dhe për një vit tjetër.

Duhej të prisnim ditën e sotme që klubi i Interit ta konfirmonte transferimin e kilianit. Katalanasit kërkonin 1 milionë euro për shërbimet e tij, por marrëveshja u mbyll vetëm me bonuset.

Kujtojmë se më parë 33-vjeçari ka punuar me Conten te Juventusi, ku arriti ta fitonte tre herë radhazi Serie A. Më pas Vidali e vazhdoi karrierën në Bundesligë me Bayern Munchen, për t’u transferua më pas tek Barcelona në vitin 2018.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata e Fermerëve Kosovar të Qumështit kanë njoftuar se kanë…