Vidali refuzon një superofertë për Interin

02 nëntor 2019 | 10:59

Mesfushori i Barcelonës, Arturo Vidal, thuhet se dëshiron transferimin tek Interi në afatin e janarit.

Vidali u transferua nga Bayerni te Barcelona para dy sezonesh, por ka dështuar të zë një vend titullari. Situata si zëvendësues nuk po i pëlqen aspak kilianit dhe ai po mendon largimin nga “Camp Nou” në afatin dimëror.

Klubet kineze, në veçanti Shanghai SIPG, ka bërë gati ofertën për Vidalin, por lojtari e ka refuzuar këtë mundësi. Sipas mediumit italian “InterNews”, ylli i Barcelonës është i gatshëm të heqë dorë nga kjo ofertë fitimprurëse për mundësinë për të luajtur për Interin. Kiliani është i interesuar të punojë përsëri me Antonio Conten, ish-trajnerin e tij te Juventusi

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampioni në fuqi, Feronikeli dhe kryesuesi aktual i Superligës, Ballkani,…