VIDEO | 13-vjeçari shmang tragjedinë, ndalon autobusin e shkollës pasi shoferit i ra të fikët
Falë qetësisë dhe reflekseve të tij, një nxënës 13-vjeçar arriti të shmangte një përplasje me një autobus shkolle në Michigan , SHBA, kur drejtuesi i mjetit u sëmur papritur dhe humbi mendjen në timon.
Vogëlushi Dillon Reeves ishte duke hipur në autobusin e shkollës me rreth 60 nga shokët e tij të klasës kur kuptoi se shoferi kishte humbur ndjenjat.
“Ai u hodh nga vendi i tij, hodhi çantën e shpinës dhe vrapoi përpara ndërsa autobusi ishte në lëvizje,” tha Robert Livernois, mbikëqyrësi i shkollave të shtetit të Miçiganit, në një konferencë për shtyp të enjten.
Incidenti ndodhi të mërkurën në qytetin Warren, në veri të Detroitit, kur studentët po ktheheshin në shtëpi.
Në një video nga kamera e shkollës, shoferi me të vërtetë mund të shihet duke ndjerë siklet dhe në një moment të fikët. 13-vjeçari Dillon Reeves nxiton dhe merr timonin, shtyp frenat dhe ndalon automjetin ndërsa dëgjohen britmat e fëmijëve të tmerruar.
Më pas dëgjohet duke u bërtitur shokëve të klasës për të thirrur menjëherë ndihmë.
Një ambulancë e dërgoi shoferin në spitalin më të afërt dhe sipas CNN, ai ndodhet jashtë rrezikut.
Reagimi i studentit “bëri diferencën”, theksoi Robert Livernoi. Të prekur dukshëm , por edhe krenarë , prindërit e 13-vjeçarit vlerësuan djalin e tyre në konferencën për shtyp, duke e cilësuar atë si një “hero të vogël”.
Falë Dillon Reeves, “një aksident potencialisht tragjik u shmang”, shkroi këshilltari Jonathan Lafferty në një postim në Facebook.