
VIDEO | 14 orë mbi makinën e përmbysur në përrua, momentet kur shpëtohet gruaja
25 janar 2024
| 20:46
Oficerët në Liqenin Del Valle, Kaliforni, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transportuan me helikopter një grua në një vend të sigurt pasi ajo kishte ngelur e bllokuar bashkë me makinën e saj në një përrua.
Gruaja mbijetoi pasi u ngjit mbi makinë dhe qëndroi 14 orë atje sipër saj.
Ka qenë një nga banorët e zonës që pa gruan dhe njoftoi autoritetet.