VIDEO +18 | Ndodh në Shqipëri! Luani kafshon në kokë një burrë, i zoti e godet me shpullë

10 prill 2025 | 00:57

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Shqipëri, ku një burrë është kafshuar në kokë nga një luan.

Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, një burrë i është afruar një luani për ta përkëdhelur, ku dyshohet se do të bënte video për rrjetet sociale, por papritur luani i ka ngulur dhëmbët në pjesën e qafës dhe kokës.

Luani ndodhej në ballkonin e një banese, teksa ka qenë i zoti i kafshës, ai i cili e ka goditur luanin, duke bërë që të largohet dhe burri të shpëtojë pa lëndime serioze.

Nuk dihet ende në cilin vend të Shqipërisë mbahet ilegalisht ky luan por kjo video që po qarkullon sot është me të vërtetë alarmante!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
SHBA do të zhvendosë trupat e saj nga një bazë…