VIDEO | Avioni luftarak rus rrëzohet në portin e Sevastopolit
Një avion luftarak rus Su-35 është rrëzuar në det pranë portit të Sevastopolit në Krime.
Lajmi është konfirmuar nga guvernatori i rajonit që drejtohet nga Moska, ndërsa video që tregojnë momentin e rrëzimit të avionit janë bërë virale në rrjetet sociale.
Sipas raportimeve të mediave ruse piloti ia ka dalë të dalë nga avioni në kohë përpara rrëzimit, duke përdorur sistemin automatik të shpëtimit.
BREAKING:
🇷🇺Russian Su-27 fighter jet that was shot down over Sevastopol, Crimea.
The jet fell into the sea. pic.twitter.com/gJpFU8WtzD
— Megatron (@Megatron_ron) March 28, 2024
Ai ndodhet i sigurt nën kujdesin e mjekëve. Po ashtu sipas guvernatorit Mikhail Razvozaev nuk raportohet për dëme në zonat e banuara.
Sipas kanalit Wind Telegram, avioni u rrëzua aksidentalisht nga forcat ukrainase pak pasi u ngrit nga aeroporti ushtarak Belbek.