VIDEO/ Biden “i përgjumur” në konferencë, stafi i Shtëpisë së Bardhë i fik mikrofonin!
Momentet e sikletshme e kanë shoqëruar presidentin amerikan Joe Biden shpeshherë në takimet dhe konferencat ku ka marrë pjesë.
Në konferencën e tij të radhës në Vietnam, fjala e tij u ndërpre në mes pasi teksa po fliste stafi i “Shtëpisë së Bardhë” i fikën mikrofonin, dhe në sfond dëgjohej një muzik xhaz.
Gjatë gjithë kohës, Biden i cili u shfaq i lodhur dhe i përgjumur vazhdoi të fliste, pa e kuptuar se mikrofoni i tij ishte i fikur., shkruan Daily Mail.
Ndërsa presidenti u përpoq t’u përgjigjej disa pyetjeve të tjera të gazetarëve, muzika u bë më e fortë duke e detyruar Biden të dilte jashtë skenës dhe të përfundontë konferencën.
“Faleminderit të gjithëve. Kështu përfundon konferenca për shtyp”, – tha sekretarja e tij e shtypit pas largimit të Biden nga podiumi.
Pasi kaloi dy ditë në Indi për Samitin e Liderëve të G20-ës, Biden shkoi në Vietnam ditën e djeshmë për të përmirësuar lidhjet diplomatike të vendeve dhe e mbylli ditën me një konferencë shtypi që nuk shkoi si duhet.