VIDEO | Deputeti turk vdes pas atakut kardiak, duke folur në parlament për luftën në Gaza
Një deputet i opozitës turke ka vdekur sot dy ditë pas një ataku kardiak të papritur që pësoi teksa fliste në parlament për Izraelin, dhe lidhjet e tij me partinë e Erdogan.
53 vjeçari Hasan Bitmez, deputet i partisë Islamiste Saadet Partisi, ose Partia e Lumturisë, ka vdekur në spitalin e Ankarasë, njoftonte ministri i shëndetsisë Fahrettin Koca.
Bitmez humbi ndjenjat papritur në foltoren e Asemblesë pasi foli rreth 20 minuta të martën.
Ai u ndihmua nga deputetët e tjerë kur humbi ndjenjat para se të dërgohej në spital në gjendje “shumë të rëndë”.
Në fjalimin e tij që u ndërpre papritur nga ataku kardiak, ai akuzonte Izraelin për humbjet e jetëve në Palestinë dhe mbante një pankartë ku shkruhej: “Izraeli vrasës/ Bashkëpunëtori i tij, AKP”, duke iu referuar partisë së presidentit Rexhep Tajip Erdogan.
Bitmez akuzonte AKP për vazhdimin e tregtisë me Izraelin dhe ishte më kritiku i sallë për çështjen.
Fjala e tij ishte ndërprerë disa herë nga deputetët e AKP që kundërshtonin komentet për partinë.
Deputeti i ndjerë kishte mbyllur fjalimin e tij me një poemë që përfundonte me vargun: “Edhe nëse i shpëton trazirës së historisë, nuk do t’i shpëtosh dot urrejtjes së Zotit.”
Një erëmoni e vogël u mbajt sot për Bitmez në ndërtesën e parlamentit me një flamur palestinez mbi arkivolin e tij, i cili ishte mbështjellë i gjithi me flamurin turk.