Video e frikshme, momenti kur X6-ta me shpejtësi skëterrë ‘fluturon’ nga rruga mbi digën e liqenit të Tiranës

22 gusht 2023 | 13:37

Janë publikuar pamjet e frikshme të aksidentit të paprecedentë që ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit te Diga e Liqenit Artificial në Tiranë. Siç shihet nga pamjet, makina tip BMË X6 me shofer Eldi Alushin 26 vjeç ka ardhur me shpejtësi skëterrë nga Rruga e Kosovarëve dhe është ngjitur fluturimthi në pedonalen e digës së liqenit duke u përplasur tek bordurat mbrojtëse.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit. Drejtuesi i mjetit pa targa ka braktsur makinën dhe është larguar në drejtim të paditur. Dyshohet se në momentin e aksidentit drejtuesi ishte nën ndikimin e alkoolit dhe lëndëve narkotike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Asociacionit të Komunave…