Video e mbrojtjes: Thyerja e banesave të serbëve pas luftës, çfarë thoshte Thaçi atëkohë?

04 prill 2023 | 12:00

Avokati tjetër i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, ka prezantuar paraqitje të ndryshme mediale të klientit të tij në kohën kur po qeveriste me Qeverinë e Përkohshme duke dëshmuar se atë kohë Thaçi bënte thirrje për tolerancë dhe gjithëpërfshirje etnike.

Një nga videot e shfaqura është ajo e “AP” në qershor të vitit 1999, në të cilën Thaçi dëgjohet duke folur dhe duke u distancuar nga veprimet siç i quan të pandërgjegjshme të thyerjeve dhe të monumenteve të vendosura nga serbët, si dhe me thyerjen e banesave atëkohë.

“Është e vërtetë që kohëve të fundit, sidomos pas përfundimit të luftës, kemi pas një dukuri jo të mirë jo të ndershme jo të përgjegjshme për situatën nga individë apo grupe të caktuara të cilët janë marrë me thyerje të banesave me keqpërdorime të simboleve te UÇK-së, me plaçkitje, thyerje djegie, shkatërrime edhe me thyerjen e monumenteve dhe busteve të vëna nga serbët kjo është një dukuri që neve na ka penguar dhe shqetësuar. Qeveria e Përkohshme e Kosovës distancohet nga veprime të pandërgjegjshme”, ishte shprehur Thaçi.

Pas kësaj videoje, Mishetiq ka thënë se thirrja publike e Thaçit ka qenë për tolerancë dhe unitet etnik.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Thierry Henry, ish-shoku i skuadrës së Lionel Messit, mbrojti yllin…