VIDEO | E rëndë në Australi, një person sulmon me thikë priftin, plagoset disa persona
15 prill 2024
| 19:05
Një udhëheqës i shquar i krishterë është goditur me thikë gjatë një meshe në jugperëndim të Sydneit në Australi.
Peshkopi Mar Mari Emmanuel po predikonte meshën në Kishën Asirian Christ The Good Shepherd në Wakeley pak pas orës 19:00, kur një burrë iu afrua atij në altar dhe e goditi disa herë me thikë. Të pranishmit në sallë ndërhynë për të ndaluar agresorin dhe për pasojë disa persona mbetën të plagosur.
Udhëheqësi i kishës fitoi një ndjekës të madh në internet gjatë pandemisë Covid, kur predikonte se bllokimi i Sydneit është “skllavëri moderne”, dhe thoshte se vaksinat janë të kota. Policia arrestoi autorin, ndërsa fatmirësisht nuk pati viktima. Të plagosurit pësuan lëndime jo kërcënuese për jetën dhe po trajtohen nga mjekët.