Video | ”Frik kena me kallë” – Banorët e Livoçit protestojnë para trafos për ndërprerje rryme çdo ditë deri në 7 orë
02 janar 2025
| 23:42
Banorët e fshatit Livoç i Epërm, në rrugën “Shyqri Ajvazi”, janë mbledhur para trafos për të protestuar kundër ndërprerjeve të shpeshta dhe të gjata të energjisë elektrike.
Gjatë protestës, sipas pamjeve të dërguara në redaksi nga lexues të klankosova.tv, disa banorë shprehën zhgënjimin dhe zemërimin e tyre me autoritetet lokale dhe qendrore.
”S’ka qeveri as shtet as send, s’ka as qeveri as kurgjo hiç. Kena me shku frik, kena me kallë”, dëgjohet një nga protestuesit, duke treguar frustrimin e thellë të komunitetit për mungesën e reagimit ndaj këtij problemi.
Sipas tyre, rryma është ndërprerë për deri në 7 orë çdo ditë, duke shkaktuar shqetësime të mëdha dhe duke vështirësuar jetesën e përditshme.