VIDEO / Furgoni shpërthen në flakë, 13 pasagjerët shpëtojnë për mrekulli

05 prill 2023 | 23:33

Ky është momenti kur 13 persona i shpëtojnë një furgoni që mori flakë në një pikë karburanti, në Johanesburg të Afrikës së Jugut.

Pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë furgonin që nis të marrë flakë nga poshtë. Një nga burrat në sediljen e pasagjerit shihet duke u përpjekur që të hapë derën para, ndërkohë që një tjetër hidhet nga dritarja e pasme dhe del jashtë, i ndjekur nga disa pasagjerë të tjerë.

Ata dalin vetëm disa sekonda përpara se pjesa e përparme e furgonit të shpërthejë, duke nxjerrë tym të zi.

Nga ky incident fatmirësisht nuk pati viktima, por vetëm disa të plagosur lehtë nga xhamat e furgonit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me Ligjin e ri të Pagave që ka hyrë në…