VIDEO | “Gjuetarët e Uraganeve”, momenti kur aeroplani fluturon brenda syrit të uraganit Milton
Nuk mund të presësh një fluturim të qetë kur përshkon mes për mes një uragan. Por, furia e quajtur Milton, i shkundi mirë gjahtarët e uraganëve nga shoqata kombëtare oqeanike dhe atmosferike në SHBA.
Shkencëtarët, përjetuan turbulenca ekstreme ndërsa fluturonin mespërmes uraganit Milton, të martën. Objektet shiheshin të fluturonit brenda avionit kërkimor ndërsa ai përballej me erëra që kapnin shpejtësinë e 250 kilometrave në orë.
Videoja e publikuar prej tyre, tregon edhe sende që fluturojnë përreth avionit, të marra me vete nga era e cmendur.
Shkencëtarët në bord, mblodhën të dhëna nga stuhia për të cilën presidenti amerikan, Joe Biden, tha se do të ishte më e forta dhe më e frikshmja në SHBA në 100 vitet e fundit, ndërsa guvernatori i Floridës, Ron de Santis, e quajti një përbindësh.
Avioni kërkimor me të cilin fluturuan shkencëtarët quhet “Miss Piggy” dhe është një orion W-P3D.
@gazetatema “Gjuetarët e Uraganeve”, momenti kur aeroplane fluturon brenda syrit të uraganit Milton