Video | Hapet një gropë 100 m e thellë në mes të fushës së futbollit

28 qershor 2024 | 20:43

Një gropë që thuhet se është deri në 100 metra e thellë dhe po aq e gjerë, u hap në mes të një fushe futbolli në SHBA, duke “gëlltitur” një shtyllë të madhe ndriçimi. Shembja, në qendër të Parkut Gordon Moore në Alton, Illinois, ndodhi mbi një minierë gëlqerore. Nuk është raportuar për të lënduar, por të gjitha sportet dhe ngjarjet që do të ndodhnin në të janë anuluar.

“Askush nuk ishte në fushë në atë moment dhe askush nuk u lëndua dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”-tha kryebashkiaku i Alton, David Goins. Fatmirësisht, incidenti nuk ndodhi gjatë kohës që po përdorej fusha. Zona e prekur është siguruar dhe ekspertët po shqyrtojnë dëmet e kryera, si dhe po kryejnë riparimet. Parku Gordon Moore është shtëpia e tetë fushave tenisi, një fushe golfi dhe 19 fushave futbolli gjithsej.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një burrë rreth të 40-ve është gjetur i vdekur në…