VIDEO/ I dashuri i këput gjuhën modeles turke: Më puthi si kafshë
Një rast u bë i famshëm në Turqi. Modelja Seyda Orsay, akuzon të dashurin se i preu gjuhën teksa po putheshin. Historia e Orsay u bë publike pasi ajo postoi një foto në rrjetet sociale me mbishkrimin:
“A jam unë e vetmja që i është prerë gjuha gjatë puthjes?”
Më pas ajo ka postuar një video nga momenti i operacionit për trajtimin e plagës.
Në një video të mëvonshme dhe pas bujës që shkaktoi, bukuroshja nga Turqia ka dhënë më shumë detaje rreth aventurës së saj duke akuzuar si autor ish-partnerin e saj. Sipas Orsoy, ai që e puthi ishte partneri i saj: “Para një muaji ishim ndarë, por ai më bindi të ktheheshim bashkë dhe më puthi. Ai më puthi si një kafshë.”
“Nuk ndjej asgjë”, ka shtuar në videon e saj bukuroshja nga Turqia.
Seyda Orsoy, është kurorëzuar Miss Fotomodel në Turqi në vitin 2010.
https://youtu.be/Ai0R30VEk0c