VIDEO Icardi nxirret me dhunë nga hoteli ku po qëndronte Wanda Nara

19 tetor 2022 | 17:00

Historia e dashurisë mes Wanda Nara dhe Mauro Icardi është tipike si nëpër filmat dramatik me çifte.

Disa javë më parë, Wanda deklaroi në Instagram se është ndarë nga Icardi dhe i lutej gazetarëve mos të bënin pyetje rreth kësaj ngjarjeje, por Icardi duket se është gjithmonë ai që përpiqet të mbajë gjallë këtë lidhje.

Ish-bomberi i Interit i cili është i huazuar nga PSG te Galatasaray, fluturoi nga Turqia në Argjentinë për të takuar partneren e tij e cila është dhe agjentja. Nuk dihet çfarë kishte në mendje të bënte sulmuesi argjentinas, por rojet e sigurisë së hotelit dhe më pas policia vendase, nuk e kanë lejuar Icardin të futet brenda ambienteve të hotelit.

Sulmuesi i klubit turk ka mohuar se është ndalur nga autoritetet përkatëse për të hyrë në hotel, por faqja argjentinase “Gossipeame” ka nxjerrë pamje të cilat kanë hedhur poshtë pretendimet e Mauro Icardit. Media në fjalë ka bërë të ditur se ka qenë Wanda ajo që ka njoftuar policinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
19 organizata të shoqërisë civile kanë dalë me një komunikatë…