Video | Izraeli bombardon Beirutin!

30 korrik 2024 | 20:39

Izraeli raportohet se ka qëlluar një objektiv të Hezbollahut në kryeqytetin e Libanit, Beirut.

Në rrjetet sociale janë publikuar pamjet e flakës së madhe nga goditja në një rrugë të populluar në Beirut, teksa raportohet se raketa izraelite ka targetuar një komandant të Hezbollahut.

Beiruti ka qenë në gatishmëri të lartë ditët e fundit, në pritje të hakmarrjes izraelite për sulmin në Golan, ku u vranë 12 fëmijë dhe të rinj. Izraeli dhe SHBA-ja fajësojnë për këtë sulm Hezbollahun.

Megjithatë, Hezbollah ka reaguar duke mohuar të ketë gisht në atë sulm.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke u përballur me mungesa akute të luftëtarëve në fushën…