VIDEO | Kamioni përplas turmën gjatë festës së Vitit të Ri, detajet nga ngjarja tronditëse në SHBA: Dhjetëra të vdekur e të plagosur
Dhjetë persona u vranë dhe 30 të tjerë u plagosën pasi një automjet u përplas me një turmë të madhe në New Orleans të Shteteve të Bashkuara. Lajmi është bërë i ditur nga mediat amerikane dhe autoritetet e shtetit të New-Oerlans.
“Distrikti i 8 aktualisht po punon për një incident me viktima masive që përfshin një automjet i cili u përplas me një turmë të madhe në Bourbon Street. Janë 30 pacientë të lënduar që janë transportuar nga New Orleans Emergency Medical Services dhe 10 të vdekur. Partnerët e sigurisë publike po reagojnë në vendngjarje. Përditësimet do të pasojnë sapo të merren”, thuhet në njoftimin e autoriteteve shëndetësore të New-Orleansit.
Incidenti vdekjeprurës në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës, në të cilin të paktën 10 njerëz u vranë pasi një automjet u përplas me një turmë në New Orleans, ndodhi në Bourbon Street, i famshëm për jetën e natës, ku shumë ishin duke festuar natën e Vitit të Ri.
Një person tha për CNN se kishte parë “një kamion që përplasej me të gjithë në anën e majtë të trotuarit Bourbon… Një trup fluturoi drejt meje”. Ai tha gjithashtu se kishte dëgjuar të shtëna armësh. Dhjetra oficerë policie dhe ndihmësmjekë i janë përgjigjur incidentit, i cili thuhet se çoi në mbylljen e rrugës Bourbon.
Sulmi ndodhi ndërsa New Orleans po përgatitet të presë ndeshjen e Sugar Bowl të mërkurën mbrëma. Loja ikonë e futbollit të kolegjit, e cila luhet në qytet çdo vit që nga viti 1935, mbledh mijëra tifozë nga e gjithë SHBA.
Sulmuesi: