Një peshkaqen rreth 500 kilogramë ka rënë në rrjetat e peshkatarëve në Durrës. Bëhet me dije se peshkaqeni është kapur në ujërat e bregdetit të Durrësit në një thellësi prej 15 milje.
Kjo është hera e pestë që peshkarexhat e Durrësit kapin një peshkaqen të përmasave të tilla që prej muajit korrik.