VIDEO | Këngëtarja shqiptare me famë botërore mbërrin për herë të parë në Kosovë
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka mbërritur për herë të parë në Kosovë.
Bebe pritet të performojë në ngjarjen më të madhe artistike “SunnyHill Festival”.
Ardhja e saj në Kosovë u konfirmua ditë më parë nga faqja e SunnyHill, derisa komentet pozitive kanë “shpërthyer”, nga fansat e saj.
“Kosovë po vij”, ka shkruar ajo në Instastory. Ndërkohë që është parë se ka bërë një vizitë tek stiliti Valdrin Sahiti i cili ka ndarë momente në Instagram. Sahiti do kujdeset për veshjen e këngëtares më këtë festival.
Krijuesja e hitit “In the Name of Love” u shpreh e lumtur se po vjen në Kosovë.
Këngët e saj pritet të ndezin skenën e “SunnyHill” e që pritet të filloj nga 25-28 korrik.
Ndërkohë edhe emra të tjerë me famë botërore pritet të performojnë gjatë këtyre ditëve si: Burna Boy, Black Coffe, Stormzy.