Video/ Këto janë atletet më të rralla në botë që u prodhuan pas kërkesës së një adoleshenti!

04 shkurt 2021 | 02:03

Këtë javë ‘Nike’ zbuloi atletet e para në botë që vishen pa u ndihmuar me duar.

Ato quhen “GO FlyEase”, vijnë në tre ngjyra të ndryshme dhe qëllimi është për t’ua lehtësuar jetën njerëzve me aftësi të kufizuara.

Ky dizajn e çon teknologjinë një hap më para, pasi i lejon personit që i ka që t’i veshë pa asnjë lloj ndihme.

Në vitin 2012, Matthew Walzer, një adoleshent me paralizë cerebrale, i shkroi kompanisë së veshjeve sportive ‘Nike’ për t’i kërkuar për atlete për personat me aftësi të kufizuara. ‘Nike’ e ftoi për të bashkëpunuar me dizajnin e atleteve ‘FlyEase’.

    Lajme të sponsorizuara

    Të fundit
    Danimarka del në krye në një listë të vendeve evropiane…