Video-letra e veçantë e Isak Nezirit për festa, 99-shi i PDK-së rrëfen jetën e tij
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Isak Neziri përmes një video-kartoline ka uruar për vitin e ri, duke reflektuar mbi sfidat dhe sukseset ndër vite.
Në një publikim që Neziri e ka bërë në rrjete sociale shkruan se e kaluara e tij, pa punë e pa shtëpi si i ri në Evropë e ka mësuar të punoj fortë në jetë por të mos ndryshoj si njeri.
“Sot jam i lumtur që po marrë dashninë dhe përkrahjen e një rrugëtimi të gjatë timin duke u qëndruar afër njerëzve pa asnjë interes. Uroj më të mirat për ju e familjet tuaja 2025”, ka shkruar Neziri.
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së në kartolinën e tij shkruan për të kaluarën e tij në Gjermani kur ishte detyruar që ta linte Kosovën për të ndihmuar familjen.
“Në Gjermani, jeta nuk ishte më e lehtë. U shkollova dhe punova shtatë ditë në javë. Ato ditë më mësuan dicka të rralllë se jeta larg Kosovës është një barrë e rëndë. Sot, qëndrojmë në një Kosovë të lirë dhe të pavarur—një vend që e ndërtuam me gjakun, djersën dhe sakrificën e popullit tonë”, rrëfehet Neziri duke shtuar se është kthyer në Kosovë me një mision të veçantë.
“Sot jam kthyer në Kosovë jo vetëm me një ëndërr, por me një mision. Si biznesmen që kam ngritur kompani të suksesshme në Gjermani dhe kam investuar në Kosovë, misioni është edhe më i madh. Është koha të fokusohemi në zhvillimin e Kosovës, në ndërtimin e një vendi ku mundësitë ulëzojnë dhe ku askush nuk ndien nevojën të largohet për një jetë më të mirë. I kam hyrë garës për deputet nga PDK-ja i bindur se është partia e lirisë dhe pavarësisë, dhe partia e zhvillimit të vendit me kryeministër Bedri Hamzën. Është partia e Hashim Thaçit
dhe Kadri Veselit”, ka thënë Isak Neziri.
Video: Facebook