“Video me një vajzë të mitur” – reagimi i Nagip Krasniqit, ironizon Valon Syla: A edhe kjo luftë hibride a?
Ish-drejtori i KEK’ut, Nagip Krasniqi deklaroi në profilin e tij në Facebook se raportimet për ‘videon e pornografike të njeriut të afër të Kurtit’, kanë të bëjnë me të dhe këtë ai e quajti fabrikim. Krasniqi përmes një shkrimi të gjatë u shpreh se ky “fabrikim” është bërë si hakmarrje ndaj tij.
Deklaratën e Krasniqit, e komentoi analisti Valon Syla në Pressing në T7.
“A edhe kjo luftë hibride a? Kam thanë në këtë studio që shumë sene kanë me dalë e një prej tyre ka me shku ngjarja deri në porno. Kjo qeveri i ka thy të gjitha normat morale sa i përket zyrtarëve, na po flasim për shefin e KEK-ut këtu”, tha Syla në Pressing.
“Sa kam informacione edhe mediat e tjera e kanë videon e njejtë, aty shihet qartë që personi i apostrofuar është me njëfarë relacioni pornografik me një të mitur 17 vjeçare. S’është e jemja me hap, e atyre që e kanë videon. Por luftë hibride nuk ka. Prej zorit paska dalë me reagu se e din çka e pret”, tha Syla në Pressing.