VIDEO | Meta përgatitet me susta për të protestuar poshtë ballkonit të Berishës: Do këndojmë ‘Moj Serbi murin ta prisha se më thonë Sali Berisha’
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është kujtuar sot për aleatin e tij Sali Berishën i cili është nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” për aferën ‘Partizani’.
Ndërsa po përgatit Konventën Kombëtare të vendimeve të mëdha e vendimtare për të ardhmen e Partisë së Lirisë, sic ai thotë, mbrëmjen do e mbyll poshtë ballkonit të Berishës, ku mblidhen prej fundit të dhjetorit një grusht mbështetësish të ish-kryeministrit.
Siç i ka bërë të zakonshme daljet në rrjetet sociale, Meta shfaqet duke bërë ushtrime fizike dhe duke udhëzuar stafin për mënyrën e organizimit të Konventës.
“Me SuperBerishën tonë, Kampionin dhe Rekordmenin absolut, jo vetëm punojmë por edhe stërvitemi si njëherë e një kohë.
Në 27 Prill, ora 10:00, e hapim Konventën Kombëtare në Pallatin e Kongreseve me këngën “Për ty Atdhe” me djalin e Mentor Xhemalit dhe e mbyllim në mbrëmje tek “Rruga e Shpresës” me këngën “Moj Serbi murin ta prisha se më thonë Sali Berisha”!”- shkruan Meta krahas videos.