VIDEO: Momenti kur 23-vjeçari hap zjarr ndaj grupit të shqiptarëve në Itali, klientët në lokal të terrorizuar tentojnë t’u shpëtojnë plumbave

10 mars 2024 | 18:25

Ky është momenti kur autori i dyshuar i masakrës në Frosinone të Italisë, Mikea Zeka hap zjarr ndaj grupit të shqiptarëve duke lënë të vdekur një prej tyre dhe plagosur 3 të tjerë.

Gjithçka nisi në ambientet e lokalit “Shake” në rrugën “Aldo Moro” në Frosinoni, ku 4 shqiptarë të ulur në një tavolinë filluan debatin me 5 të tjerë po me origjinë shqiptare të ulur në një tavolinë tjetër.

Pas grindjeve mes tyre, 23-vjeçari Mikea Zeka ka nxjerrë pistoletën duke qëlluar 10 plumba në drejtim të grupit tjetër, ku një prej tyre kapi në gjoks 27-vjeçarin Kasem Kasmi i cili humbi jetën në vend, ndërsa tre persona të tjerë mbetën të plagosur.

Në rrugën paralele me Via Aldo Moro, policia sekuestroi makinën me të cilën grupi i sulmuesve kishte mbërritur në qendër të Frosinone. Në momentin e të shtënave, në restorant ndodheshin të paktën 50 klientë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E ftuar sot në emisionin “Big Brother Fan Club” Sara…