VIDEO | Në ‘garë’ kush takon më parë Parashqevi Simakun, edhe Elton Ilirjani takon këngëtaren shqiptare në SHBA

15 dhjetor 2024 | 23:53

Shumë shqiptarë janë ofruar për ta ndihmuar duke u solidarizuar për të rikthyer edhe një herë, mbase në vendin e saj ikonën Simaku, por ka dhe shumë nga ata që kërkojnë të bëjnë protagonistin, duke përfituar nga fisnikëria e dukshme e saj.

Biznesmeni dhe modeli shqiptar në SHBA, Elton Ilirjani ka publikuar një foto me këngëtaren Parashqevi Simakun, ku duken të ulur në një kafene. Foton me ikonën e muzikës shqiptare, ai e ka publikuar në Instagram. Në një tjetër “insta story”, ai ka ndarë pamjet e një dhome hoteli në Manhatan, ku pretendon se do qëndrojë përkohësisht Simaku.

Më herët, një tjetër shqiptare në SHBA publikoi një video nga takimi i saj me Simakun. Në fakt, përmbajtja e videos linte më shumë përshtypjen e një dëshire për protagonizëm të emigrantes që e kishte regjistruar, se sa të qëllimit për të ndihmuar legjendën e gjallë të muzikës shqiptare.

“Parashqevi Simaku është mirë! Sapo u takuam dhe po pimë kafen e parë! Ajo do të jetë shumë mirë tani dhe do të këndojë sërish për publikun shqiptar”,-shkruan Elton Ilirjani.

VIDEO

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, gjatë këtyre ditëve është…