VIDEO | Nis me përplasje numërimi i votave për deputetë, ndërhyn policia

11 shkurt 2025 | 19:59

Forca të Policisë së Kosovës kanë hyrë brenda sallës “1 Tetori” në Prishtinë për shkak se disa komisionerë të VV-së dhe LDK-së janë përplasur verbalisht mes vete.

Konflikti verbal nisi për shkak të një vote, ku komisionari i VV-së ka kërkuar që një votë të shpallet e pavlefshme, ndërsa komisioneri i LDK-së kërkoi që vota të llogaritej si e vlefshme, ndërsa kalimin në konflikt fizik e ndaloi Policia e Kosovës, raporton Kiks Kosova.

Ndërsa, tashmë Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë tashmë ka nisur numërimi i votave për kandidatë për deputetë, pas më shumë se tri ore vonesë.

Vonesa u shkaktua për shkak të problemeve me sistemin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të nderuar vëllezër e motra, i nderuar kryetar i degës…