VIDEO | Pamje nga aksioni kundër fajdeve, deri tani pesë të arrestuar

20 qershor 2024 | 23:45

Pesë persona janë arrestuar në aksionin policor kundër fajdeve.

Fillimisht u njoftua se aksioni po zhvillohej në Pejë e Prishtinë, ndërsa policia thotë se numri i të arrestuarve ka shkuar në pesë.

“Lidhur me operacionin policor, i njëjti ka vazhduar dhe në Prishtinë ku janë arrestuar edhe dy të dyshuar, tashmë numri i të arrestuarëve është gjithësej pesë. Me aktvendim të prokurorit katër të dyshuar dërgohen në mbajtje, Po ashtu, hetuesit policorë kanë konfirmuar edhe dëshmi relevante për rastin”, thuhet në njoftimin e fundit të policisë.

Pamje nga arrestimet:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku, ka kërkuar falje…