VIDEO | Parlamenti në Maldive kthehet në ‘arenë boksi’!
30 janar 2024
| 19:42
Nuk ka ndodhur në vitet e fundit që nga salla e parlamentit në Maldive të vijnë pamje të tilla.
Çështja e votimit të ministrave të rinj të kabinetit të presidentit Mohamed Muizzuështë kthyer në një mollë sherri mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës.
Disa nga deputetët e opozitës u ngjitën në tavolinën e kryeparlamentarit dhe u ngritën në shenjë proteste, gjë që i nervozoi deputetët në pushtet të cilët u përpoqën ta zgjidhnin këtë situatë me forcë.
Nga kjo përplasje e dhunshme fizike njëri nga deputetët ka marrë lëndime dhe është dërguar në spital për mjekim.
Mediat lokale shkruajnë se mikrofonat brenda parlamentit u hoqën për të parandaluar deputetët që t’i përdornin si armë kundër njëri-tjetrit gjatë konfrontimit të tyre fizik.