VIDEO | Pubikohen pamjet e sulmit me avion kamikaz nga Ukraina në Grozny të Çeçenisë
Kanalet ruse Telegram kanë raportuar sot për sulmin me dron në kryeqytetin e Çeçenisë, Grozny.
Pamjet e supozuara të sulmit u shfaqën në rrjetet sociale, ndërsa sulmi u komentua edhe nga ish-këshilltari i Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, Anton Gerashchenko.
“Një pamje më e afërt e sulmit me dron në Grozny u shfaq në kanalet ruse të Telegramit. Raportohet se është goditur baza e njësisë së operacioneve speciale” shkroi Gerashchenko.
Në video dallohet një avion pa pilot që fluturon përmes qytetit, ndërsa në sfon dëgjohen të shtëna me armë. Më pas avioni përplaset me një ndërtesë dhe shpërthen.
Ky është incidenti i tretë brenda një jave në lidhje me Çeçeninë. Të enjten, një dron ukrainas goditi çatinë e një kazerme policore, duke plagosur katër persona, siç njoftoi lideri çeçen Ramzan Kadyrov.
Russian Telegram channels report a drone attack on Grozny, Chechnya, this morning. pic.twitter.com/fS6Xa3B0zw
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) December 15, 2024
A closer shot of the drone attack on Grozny appeared in Russian Telegram channels.
It is reported that a base of the special operations unit was hit. https://t.co/mDhiMAfbnE pic.twitter.com/PBO45aJBl7
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) December 15, 2024