VIDEO | Rebelët ia mësyjnë garazhit gjigant të pallatit të Assadit, brenda të cilës kishte flotën e veturave luksoze
Luftëtarët e opozitës siriane kanë deklaruar se vendi është “çliruar” pasi ata ia mësynë kryeqytetit dhe njoftuan se presidenti Bashar al-Assad ishte larguar nga kryeqyteti në një destinacion të panjohur.
Luftëtarët e opozitës ia mësyjnë garazhit gjigant të pallatit të Assadit, brenda të cilës kishte flotën e veturave luksoze.
Festimet shpërthyen në Damask dhe pjesë të tjera të vendit, duke përfshirë përgjatë kufirit me Libanin fqinj, me shumë sirianë të zhvendosur që vendosën të kthehen në shtëpi.
Përparimi mahnitës i opozitës erdhi pas 13 vitesh lufte brutale, duke i dhënë fund më shumë se gjysmë shekulli sundimit të familjes al-Assad.
Assad’s „little“ car fleet. He was definitely a man of the people.
All dictators are greedy narcissists. All of them.pic.twitter.com/zozeObDwhA
— (((Tendar))) (@Tendar) December 8, 2024